Bankë për biznesin tim

Llogaria për Transaksione#1LLOGARIA PËR TRANSAKSIONE

Ta fillojmë bashkëpunimin e përbashkët me llogarinë Tuaj themelore për transaksione. Me posedimin e kësaj llogarie keni mundësi për qarkullim pagash në vend dhe jashtë vendit, qasje deri te shërbimet tjera të bankës, si edhe mundësi të fitoni falas këshilltar personal i cili do të Ju ndihmojë në punën e plotë të biznesit Tuaj. 

Çka fitoni me llogarinë Tuaj për transaksione nga ProCredit Banka?

  • Kryerje të shpejtë dhe të thjeshtë të urdhërpagesave: të brendshme në kuadër të bankës, ndaj bankave të tjera në vend dhe jashtë vendit
  • Kryerje të transaksioneve me para të gatshme
  • Shfrytëzim i mjeteve plotësuese afatshkurta në llogari (saldo në minus)
  • Mundësi për shfrytëzim të sistemit për veprime elektronike bankare i cili ju mundëson ndjekje të gjendjeve në llogaritë Tuaja, kontrollim dhe shtypje të raporteve dhe mundësi për pagesa elektronike në çdo kohë, bile edhe pas kohës së punës së degëve, gjatë kohës së vikendit dhe festave
  • Interes në saldon pozitive në llogarinë për transaksione dhe mundësi për afatizim të depozitave me shkallë fikse të interesit 

Si të hapni llogari për transaksione për person juridik?

Personi i cili është i autorizuar ta përfaqësojë ndërmarrjen është e nevojshme ta vizitojë cilëndo qoftë degë të ProCredit Bankës bashkë me dokumentet e theksuara më poshtë (shihi lokacionet e degëve).

Dokumente të nevojshme për hapje të llogarisë për transaksione të subjektit juridik:

Dokumente që i siguron klienti:
  • Gjendja Rrjedhëse ose Aktvendim për Regjistrim, jo më të vjetra se 6 muaj, të lëshuara nga Regjistri Qendror
  • Formular ZP, të vulosur në noter
  • Dokument për identifikim i përfaqësuesit ligjor (letërnjoftim ose pasaportë)

Dokumente të nevojshme për hapje të llogarisë në deviza të personit juridik:
  • Dokument për regjistrim nga shteti ku jeton të përkthyer nga përkthyesi i autorizuar dhe jo më të vjetër se 6 muaj
  • Autorizim për përfaqësi, të lëshuar nga ndërmarrja e jashtme, të përkthyer nga përkthyesi i autorizuar dhe jo më të vjetër se 6 muaj
  • Dokument për identifikim – pasaportë nga përfaqësuesi ligjor ose personi i autorizuar me prezantimin e autorizimit origjinal, të përkthyer nga përkthyesi i gjyqit dhe të vulosur në noter
  • Gjendja rrjedhëse ose Aktvendim për Regjistrim,  jo më të vjetër se 6 muaj, të lëshuara nga Regjistri Qendror

Çka Ju propozojmë?

  • Visa Business Electron – kartelë ndërkombëtare debiti për persona juridikë të cilët kanë llogari aktive për transaksione në ProCredit Bankë. Me këtë kartelë fitoni raporte të rregullta (raporti i gjendjes në llogari) për të gjitha transaksionet të cilat janë bërë në llogarinë për transaksione për subjekte juridike. Provizioni për tërheqje të mjeteve në llogarinë Tuaj për transaksione për person juridik me këtë kartelë është 70% më e ulët se provizioni për tërheqje të parave të gatshme në degë, ndërsa pagesa në POS terminal është falas, me çka mjetet Tuaja janë në dispozicion në cilëndo qoftë kohë dhe në cilindo qoftë vend
  • Terminalet për pagesë (POS) për klientët Tuaj me të cilët do të mundeni shpejtë, thjeshtë dhe sigurt t’i pranoni kartelat për pagesë. Shpenzimet për aplikim, instalim, trajnim she shfrytëzim të POS terminaleve është falas

 

 
 
19.08.2017
  • EUR 61,35 61,4940 61,80
  • USD 0 52,3799 0
  • CHF 0 54,4821 0
  • GBP 0 67,4350 0