Mëeso më tepër për zgjidhje efikase energjetike

RINOVONI PËR KURSIM ENERGJETIK

Një numër i madh i pronarëve të pronave posedojnë ndërtime të cilat janë larg rrjedhave të tanishme në teknologjinë energjetike. Zgjidhja është që ndaj këtyre ndërtimeve të kryhet rinovim për shkak të kursimit energjetik. Kombinimi i disa masave individuale për përmirësim mund të japë efekt të konsiderueshëm pozitiv. Përmirësimi i izolimit të ndërtesave e zvogëlon humbjen e ngrohtit dhe kërkesën për energji, ndërsa teknologjitë bashkëkohore ngrohëse mundësojnë që nevojat tjera për energji të kënaqen më shpejtë dhe në mënyrë më efikase. Me çfarë investime shtëpia Juaj mund të bëhet më e rehatshme, ta risë vlerën dhe pamjen e saj dhe të kontribuojë drejt mjedisit jetësor më pak të ndotur.

Nga shtëpitë e paizoluara familjare ngrohtësia humbet pa nevojë nëpërmjet dritareve, muret e fasadës, përdhesës ose çatisë. Hapi i parë për të cilin  duhet të mendoni është përmirësimi i fasadës së ndërtesës, duke e pasur parasysh se rinovimi duhet ta marrë parasysh tërë ndërtimin, e jo vetëm pjesët e caktuara të tij.
 
                               

Nga të gjitha pjesët e një ndërtimi, çatia është e manifestuar ndaj ndikimit më të madh të mjedisit. Për shkak të sipërfaqes së saj të madhe, çatisë i bie pjesa më e rëndësishme e humbjes së ngrohtësisë së ndërtimit, d.m.th përafërsisht 20%. Prandaj seriozisht rekomandohet vendosja e shtresës shumë të trashë të izolimit në çati, që zakonisht nuk është e vështirë të kryhet. Për përmirësim të efikasitetit energjetik të çatisë së pjerrët, ekzistojnë dy mundësi. Izolimi mund të vendoset: në pjerrësinë e çatisë, nëse nënkulmi shfrytëzohet si hapësirë për të jetuar ose argëtim ose në dysheme të nënkulmit, nëse nlënkulmi shfrytëzohet si depo. Në treg mund të gjinden materiale të shumta izolimi, me ç’rast çdo lloj është në dispozicion në disa forma, si: tablo, shtroje, kunj ose në formë të palidhur. 

Shumica e ndërtimeve maqedonase për banim tërësisht ose pjesërisht janë të pajisura me dritare njështresore, me kontakte të shpeshta lëshuese. Dyert e jashtme gjithashtu shpesh përbëhen nga xhami dhe korniza të cilat ofrojnë izolim të dobët. Këto dritare dhe dyer janë arsye për humbje të mëdha energjetike dhe klimë të brendshme të parehatshme. Prandaj, dritaret me xham njështresor si edhe dritaret dhe dyert e jashtme që e lëshojnë ajrin duhet të zëvendësohen. Humbja e ngrohtit e cila del nga një xham i caktuar i dritares shprehet me koeficientin e përçimit të ngrohtit, të njohur si U-indeksi. Sa është më e ulët kjo vlerë, aq është më e mirë mbrojtja e ngrohtit. Gjatë blerjes së xhamave të dritareve, duhet të zgjidhen të atillë që kanë vlerë të ulët të U-indeksit. 

Kursim plotësues mund të bëni me përdorimin e llaçit për izolim ngrohës. Kursimi i energjisë me materiale për izolim ngrohti mund të ngrihet në 23%, në krahasim me vetëm 13% që arrihet me llaçin e thjeshtë izolues. 

Mendoni afatgjatë dhe zgjidheni problemin me humbjet e energjisë. Eko këshilltarët Ju janë në dispozicion në çdo degë të ProCredit Bankës, të cilët do të Ju ndihmojnë rreth investimeve Tuaja në zgjidhje efikase energjetike. 
                                                           
 
 
19.08.2017
  • EUR 61,35 61,4940 61,80
  • USD 0 52,3799 0
  • CHF 0 54,4821 0
  • GBP 0 67,4350 0