PERSONA FIZIKË

SET SHËRBIME BANKARESET SHËRBIME BANKARE

SHUMË PËRFITIME PËR PERSONAT FIZIKË

Si bankë moderne dhe 100% e automatizuar e cila vazhdimisht investon në zhvillimin e shërbimeve të reja dhe novatore për klientët e saj Banka ProCredit zbaton mënyrë të re të tarifës për të gjithë klientët e transaksioneve. 
 
Me vetëm një provizion në muaj klientët e Bankës ProCredit fitojnë numër të madh të përfitimeve. Anëtarësime vjetore për secilën kartelë ndaras dhe certifikata për shërbime elektronike bankare nuk nevojiten, ndërsa klientët në çdo kohë do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet në Zonën 24/7 dhe nëpërmjet shërbimeve elektronike bankare. 

Me vetëm një provizion në muaj prej 120 denarë klientët fitojnë:
Hapje dhe mirëmbajtje të llogarive për transaksione në të gjitha valutat të cilat u nevojiten
Një ose më shumë kartela debiti (ndërkombëtare) me të cilat do të mund të paguajnë në vend dhe jashtë vendit, si edhe të kryejnë depozitime dhe tërheqje në llogaritë e tyre për transaksione dhe kursime në denarë dhe euro.
Visa Internet kartelë me të cilën do të mund të procedojnë pagesa të sigurta në internet
SMS Njoftim për të gjitha transaksionet dhe pagesat mbi 500 den.
Certifikatë dhe mirëmbajtje rrjedhëse të shërbimeve elektronike bankare

Si përfitim EKSTRA, PLOTËSUES të cilin do ta gëzojnë klientët është pagesa në vend PA PROVIZION. Të gjitha pagesat për:
Shërbime komunale
Llogari në Bankën ProCredit
Llogari në banka tjera 

do të procedohen me 0 den. provizion. Në këtë mënyrë klientët do të kursejnë shumë kohë dhe para. Pritjet në radhë në institucionet për shërbime komunale do të zëvendësohen me një klik në kompjuterin e shtëpisë së tyre, ndërsa provizionin për çdo urdhërpagesë të veçantë  do ta përdorin për kënaqësinë e tyre. 

Nëpërmjet shërbimeve të automatizuara në Zonën 24/7 do të kenë mundësi në çdo kohë të depozitojnë ose të tërheqin para nga llogaritë e veta në denarë dhe euro, si edhe në vazhdimësi t’i akumulojnë kursimet e tyre në llogarinë e tyre të kursimit nëpërmjet bankomateve.




 

 
19.08.2017
  • EUR 61,35 61,4940 61,80
  • USD 0 52,3799 0
  • CHF 0 54,4821 0
  • GBP 0 67,4350 0