Për shërbime më të mira dhe më të disponueshme implementuam zona të cilat do të punojnë 24/7. Zonat janë pjesë e degëve të ProCredit Bankës dhe do të punojnë edhe pas orarit të punës të degëve, të dielën dhe gjatë festave shtetërore. Secili klient i ProCredit Bankës mund t’i shfrytëzojë shërbimet në zonat 24/7. Hyrja në zonat pas kohës së punës së degëve bëhet me kartelë të vlefshme debiti ose kredie.

SHËRBIME NË ZONAT 24/7

 

BANKOMAT PËR VETËDEPOZITIM DHE PAGESË

Nëpërmjet bankomateve për depozitim dhe tërheqje mund të tërhiqni mjete nga llogaria Juaj rrjedhëse ose kursyese, por edhe të depozitoni mjete në to. Kartela e Juaj e debitit është kartelë shumëvalutore e cila mund të jetë e lidhur me 8 llogari për transaksione dhe mjetet e paguara do të shfaqen në llogaritë Tuaja menjëherë pas depozitimit të tyre nëpërmjet këtij bankomati.
Shërbimi është në dispozicion për personat fizikë dhe juridikë për llogaritë për transaksione në denarë dhe euro. Vlera të lejuara gjatë depozitimit: 100, 500 dhe 1.000 denarë, 5,10,20,50,100,200 dhe 500
. Gjatë një pagese mund të shtini maksimalisht 40/250 bankënota njëherësh.

Në kuadër të të gjitha zonave 24/7 vende në Maqedoni mund të gjeni bankomate për depozitim/ tërheqje në EUR. 

INFO TERMINAL

Nëpërmjet info terminaleve keni qasje elektronike deri te llogaritë Tuaja. Mund ta shfrytëzoni USB tokenin Tuaj që të kryeni pagesa nëpërmjet shërbimit Tuaj elektronik bankar. Nëpërmjet info kioskës në dispozicion i keni shërbimet vijuese: pasqyrë të raporteve nga llogaria dhe shtypjen e tyre, pasqyrë e gjendjes së llogarive Tuaja, qarkullim pagash në vend, shërbime për këmbim të valutave, pagesa të shërbimeve komunale, transferime mes llogarive vetjake (për shembull: transferim nga llogaria për transaksione në llogarinë e kursimit).

 

KASAFORTË PËR QARKULLIM DITOR

Bizneset të cilat kanë qarkullim më të madh ditor mund ta depozitojnë në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor. Qarkullimin e futni në qese speciale të sigurisë, të cilat janë siguruar nga banka dhe për një përdorim dhe të cilat kanë bar-kod unik i cili paraprakisht është i lidhur me klientin (një kopje të bar kodit klienti e mënjanon nga qesja dhe e mban me vete për kontrollim eventual). Dera e kasafortës hapet me anë të kartelës së posaçme magnetike (e siguruar nga banka) për shkak të identifikimit të klientit. Paratë e gatshme të depozituara fizikisht kontrollohen, rinumërohen dhe evidentohen në llogarinë e klientit çdo ditë. 

 

KONTAK-QENDRA

Nëpërmjet kontakt-qendrës keni mundësi që në çdo kohë të fitoni informacione të lidhura me shërbimet e Bankës. Në zonat 24/7 ka telefon me qasje falas deri te kontakt-qendra. Vetëm duhet ta çoni dëgjuesen dhe automatikisht do të lidheni. Nëpërmjet kontakt-qendrës do të fitoni edhe 24/7 përkrahje teknike për shfrytëzim të cilitdo qoftë nga shërbimet automatike në zonat 24/7.

 

 

BANKOMAT PËR DEPOZITIM TË MONEDHAVE


Bankomatet për depozitim të monedhave janë bankomate në të cilat mund të realizoni depozitime në denarë në llogaritë Tuaja rrjedhëse ose kursyese. Ky bankomat mund të përdoret nga ana e personave fizikë dhe juridikë për pagesë të kombinuar të monedhave dhe kartëmonedhave, si edhe për tërheqje të mjeteve nga llogaritë Tuaja.
Bankomati është i vendosur në Zonën 24/7 në Karposh 4, në kuadër të Drejtorisë Qendrore të Bankës ProCredit dhe Z
onën 24/7 Strumicë.